Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Vrau të riun me armën e shërbimit në supermarket, vetëdorëzohet ish-polici

Tiranë/ Vrau të riun me armën e shërbimit në

Vetëdorëzohet në polici, Arbër Sula autori i dyshuar  i vrasjes së Jurgen Dukës më 14 dhjetor 2021.

Sipas policisë, nga negociatat edhe me familjarët, Sula, një ish-punonjës Policie është dorëzuar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në Tiranë.

Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, mbrëmjen e sotme, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzuar shtetasi A. S., (ish-punonjës Policie), ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, më datë 14.12.2021, në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën  e shërbimit (në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit),  shtetasin J. D., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, bën me dije policia.

Kujtojmë se Arbër Sula ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Dukën, pasi qëlloi për vdekje me armën e shërbimit pas sherrit se kush do paguante i pari tek kasa në një supermarket në Tiranë.

Të fundit