Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Zjarr në ambientet e spitalit Covid 3 në QSUT ‘Nënë Tereza’

Tiranë/ Zjarr në ambientet e spitalit Covid 3 në QSUT

Zjarr në ambientet e spitalit Covid 3 në QSUT ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ku nuk ka pacientë. 

Paraprakisht, dyshohet se zjarri është shënuar në një dhomë mjeku si pasojë e një ngrohëse që ishte harruar ndezur.

Vlen për t’u theksuar se zjarri nuk ka rënë në pavion dhe nuk ka pacientë apo personel të rrezikuar. 

"Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit", sqaron policia. 

 

 

Të fundit