Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Zjarr në garazhin e një pallati, 8 persona të lënduar dhe automjete të djegura

Tiranë/ Zjarr në garazhin e një pallati, 8 persona të

Tetë persona janë lënduar si pasojëe zjarrit në një garazh në zonën e Unazës së Re ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e zjarrit janë djegur edhe 4 mjete. Të lënduarit kanë plagë të lehta dhe pasi morën ndihmën mjekësore në spital ata janë larguar.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave.

“Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit