Flash News

E-TJERA

“Tiran(i)a e Veliajt”/ Tiço: Kemi ardhur në qytet që të jetojmë në kulla

“Tiran(i)a e Veliajt”/ Tiço: Kemi ardhur në qytet

Jetesa në qytete është me kulla dhe pallate të larta.

Kjo është deklarata e gazetares Iva Tiço, e ftuar në “Politik On” ku po diskutohet mbi Tiranën dhe problematikën ndërtimeve të shumta dhe betonizimin e Kullës së Sahatit.

Sipas saj, edhe vila e saj në një qytet tjetër u shemb për tu bërë kullë pasi sipas saj u morën parasysh interesat financiare të familjes.

“Jetesa në qytete është me kulla dhe pallate të larta. Çdo natë shoh akoma në ëndërr oborrin dhe portokallin, nuk i kam më për interesat e mia. Të gjithë kemi ardhur qytet që të jetojmë në kulla. Do na gënjejë mendja të duam bahçet në mes të qytetit. Më vjen shumë keq për bahçet po…”, u shpreh Tiço.

Alfred Lela: Po flasim për Kullën e Sahatit, që është simbol i qytetit…

“Kulla e Sahatit është po aty. Na ka ikur stema e qytetit. Jetojmë në mijëvjeçarin e ri dhe do kemi një peizazh urban që…”, u përgjigj ndër të tjera gazetarja.

Të fundit