Flash News

E-TJERA

Tjetër vrasje, gruaja 31 vjeçare ekzekutohet në oborrin e shtëpisë në Kamëz

Tjetër vrasje, gruaja 31 vjeçare ekzekutohet në oborrin e

Një tjetër vrasje është regjistruar ditën e sotme pas asaj në Paskuqan ku ish-dhëndri shkoi në banesën e familjes së ish-bashkëjetueses dhe ekzekutoi me armë motrën dhe kunatën e saj.Në Kamëz, në rrugën “Besëlidhja” në oborrin e banesës është vrarë një grua 31 vjeçare.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vend ngjarje dhe është ngritur grupi hetimor për verifikimin e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË

Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion me të detajuar do të japim në vijim.

Të fundit