Flash News

E-TJERA

Tjetër aksident në Tiranë/ Kamioçina përplaset me trafikndarësen, humb jetën shoferi

Tjetër aksident në Tiranë/ Kamioçina përplaset me

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Policia bën me dije se një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili nuk është identifikuar ende. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës.

“Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

 

Të fundit