Flash News

E-TJERA

Tjetër alarm fals për bombë në një qendër tregtare në Tiranë

Tjetër alarm fals për bombë në një qendër tregtare

Një tjetër alarm për vendosje bombe është regjistruar këtë të diel në një qendër tregtare në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin e menjëhershëm të punonjësve dhe qytetarëve.

Këtë herë bëhet fjalë për qendrën tregtare QTU, ku një e-mail ka mbërritur në adresë të shefit të sigurisë, duke paralajmëruar për vendosje eksplozivi në ambientet e saj. Për arsye sigurie, është bërë menjëherë evakuimi i plotë i objektit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Pas kontrolleve të kryera në ambientet e qendrës tregtare, nuk është konstatuar asnjë send i dyshimtë apo i kundërligjshëm. Autoritetet konfirmuan se alarmi ka rezultuar fals.

Ky nuk është rasti i parë, pasi një situatë e ngjashme është regjistruar edhe mbrëmjen e kaluar në një tjetër qendër tregtare në kryeqytet, duke ngritur shqetësime për një seri alar mesh të rreme që po përsëriten në të njëjtin format.

Të fundit