Flash News

E-TJERA

Tjetër denoncim, shqiptari nga Selaniku: M'u mohua e drejta e votës, në zarf s’kishte fletë votimi

Tjetër denoncim, shqiptari nga Selaniku: M'u mohua e drejta e

Një tjetër emigrant nga Greqia ka provuar se zarfi i ka mbërritur pa fletën e votimit.

Shqiptari ka dërguar me zarfin A, të boshatisur nga fleta e votimit, një letër ku shpreh se si iu mohua e drejta për të votuar më 11 Maj.

Ai bën thirrje të gjenden personat përgjegjës dhe autoritetet ligjzbatuese të marrin masa.

“Përshëndetje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve! Ju njofton se në zarfin që më dërguat me anën e postës në zarfin tim me emrin Thanas Ligor Qirici nuk kishte fletën e votimit për të votuar edhe unë. Pra këtu mua më hiqet e drejta e votës për të votuar në bazën e ligjeve kushtetuese që ka vendi im. Kërkoj të gjenden personat dhe të dënohen në bazë të ligjit që është në fuqi. Kjo letër të lexohet në komision dhe t’iu jepet organeve ligjzbatuese si prokuroria”, shkruan në letër emigranti shqiptar.

Tjetër denoncim, shqiptari nga Selaniku: M'u mohua e drejta e

Të fundit