Flash News

E-TJERA

Tjetër familje hyn në shtëpinë e re, Veliaj ‘thumbon’ protestuesit: Gabon kush mendon se mund t’i imponohet qytetit me dhunë

Tjetër familje hyn në shtëpinë e re, Veliaj
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me familjen Duqi

Një tjetër familje nga fshati Pëllumbas hyri sot në shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit. Sami Duqi mori dokumentet e pronësisë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e uroi për shtëpinë e re dhe premtoi se si kjo familje do të përfitojnë të gjitha familjet e tjera.  

Po ashtu, Veliaj tha se gabon kush mendon se mund t’i imponohet qytetit me dhunë. “Ka parti politike që mund ta vjedhin përkohësisht qetësinë tonë, siç ndodhi me ata që stimuluan dhunën dhe përdorën fëmijët për të dhunuar, por ju siguroj se në këtë qytet dhe në këtë shtet nuk e vjedh kush gëzimin, nuk i vjedh dot kush festat, nuk e vjedh dot kush optimizmin e fëmijëve.

Vitin do ta mbyllim me këtë energji pozitive, për të harruar të gjitha problematikat që lamë pas. Kush mendon se mund të imponohet me dhunë, e sfidoj e i them: Bëj një gjest të mirë, ço një pako me ndihma në një familje, punëso dikë, trego mirësi e solidaritet ndaj dikujt, sepse festat janë për të kujtuar vlerat që kemi si qenie njerëzore”, tha Veliaj.

Të fundit