Flash News

E-TJERA

Tjetër incident në Tiranë, urbani pëson defekt dhe “ngec” në kryqëzimin e Unazës (video)

Tjetër incident në Tiranë, urbani pëson defekt dhe

Vijojnë incidentet me urbanët në Tiranë. Një autobus i linjës "Qytet Studenti - Jordan Misja" ka lënë në mes të rrugës pasagjerët dhe ka krijuar radhë të gjata automjetesh në Tiranë.

Autobusi ka pësuar një defekt teknik dhe ka “ngecur” për disa minuta në kryqëzimin e Unazës me rrugën "Jordan Misja". 

Autobusët e kësaj linje janë të vjetruar dhe shpesh janë kthyer në burim aksidentesh nëpër rrugët e Tiranës.

Më herët kujtojmë se një autobus u përplas me stacionin pranë fakultetit të Shkencave të Natyrës, ndërsa më i rëndi ishte ai ku urbani përfundoi në lumen Lanë.



Të fundit