All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Tjetër marrëveshje Shqipëri-Britani, Daily Mail: Kriminelët do të dërgohen në burgjet e vendit të tyre

All - Paragraf - 1

Tjetër marrëveshje Shqipëri-Britani, Daily Mail: Kriminelët

Shqipëria dhe Britania kanë arritur një tjetër marrëveshje. Daily Mail shkruan se Shqipëria ka pranuar të rimarrë “kriminelët e saj”. Rreth 50 të burgosur në Britani do të kthehen në Shqipëri në muajin janar.

All - Paragraf - 3

Marrëveshja parashikon se ata do ta vuajnë pjesën tjetër të dënimt në burgjet shqiptare. Media britanike shkruan se kjo marrëveshje do t’i kursejë miliona paund Mbretërisë së Bashkuar, të cilat shkonin për të burgosurit.

Deri më tani, deportimet e Home Office në Tiranë përfshinin ose kriminelë që kishin mbaruar dënimin në Mbretërinë e Bashkuar ose emigrant që kishin shkuar atje në mënyrë ilegale.

Daily Mail thekson se një burim i qeverisë shqiptare tha se bisedimet intensive mes Ministrisë së Drejtësisë së Britanisë dhe ministrit shqiptar Ulsi Manja u finalizuan me këtë marrëveshje.

Shtetasit shqiptarë përfaqësojnë rreth 10 për qind të të huajve të mbajtur në burgjet angleze dhe të Uellsit. Në numërimin e fundit kishte më shumë se 1,336, numri më i madh i kriminelëve nga jashtë shtetit pas hekurave.

Të dërguarit që do të kthehen në Shqipëri kanë dhënë miratimin për këtë vendim, ndërsa në të ardhmen do të veprohet edhe pa pëlqimin e tyre.

 

Të fundit