Flash News

E-TJERA

Tjetër padi në Abritrazh, Ylli Ndroqi kërkon 128 mln euro dëmshpërblim nga shteti shqiptar

Tjetër padi në Abritrazh, Ylli Ndroqi kërkon 128 mln euro

Vijojnë paditë ndaj shtetit shqiptar në Arbitrazh. Së fundmi, ka qenë biznesmeni dhe presidenti i grupit mediatik “Yldon Group”, Ylli Ndroqi i cili kërkon dëmshpërblim prej 128 milionë euro për sekuestrimin e televizionit Ora News dhe shkelje të njëanshme të kontratave, që kompanitë të cil;at ai ka në zotërim kanë firmosur me shtetin shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Klodian Tomorri, me një postim në Facebook. Padia e Ndroqit i është dorëzuar zyrtarisht qeverisë shqiptare , ndërsa tre ditë më parë Avokatura e Shtetit ka shpallur tenderin për të zgjedhur studion ligjore që do të mbrojë shtetin shqiptar përballë padisë së Ndroqit.

Qeveria shqiptare firmosi në vitin 2015 një kontratë koncesionare me kompaninë Albania Bay Marina për ndërtimin e një porti jahtesh në Durrës. Pjesa dërrmuese e aksioneve të kompanisë koncesionare zotërohej nga Ylli Ndroqi me 50% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër e mbetur ndahej mes shqiptare ISDC me 30% dhe asaj bullgare, Quentin Ltd me 20%.

Investimii firmosur mes qeverisë dhe kompanisë nuk u krye, për shkak të disa problemeve me pronësinë e truallit.

Biznesmeni Ylli Ndroqi pretendon se qeveria ka shkelur në mënyrë të njëanshme kontratën e nënshkruar me kompaninë, duke mos i vendosur në dispozicion terrenin e premtuar në bazë të kontratës.

Biznesmeni Francesco Becchetti fitoi një javë më parë gjyqin me shtetin shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit. Shteti shqiptar duhet t’i paguajë Becchettit shumën prej 120 milionë euro për mbylljen e televizionit “AGON Channel”.

Të fundit