Flash News

E-TJERA

Tjetër rekord infektimesh nga Covid-19, MSh publikon shifrat: 6 viktima dhe mbi 1900 të infektuar

Tjetër rekord infektimesh nga Covid-19, MSh publikon shifrat: 6 viktima dhe

Shënohet një tjetër rekord infektimesh nga Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 6757 testime, kanë rezultuar 1905 qytetarë të infektuar. Po ashtu, 6 qytetarë kanë humbje jetën.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6757 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1905 qytetarë, në këto bashki:

823 në Tiranë, 100 në Durrës, 77 në Elbasan, 74 në Vlorë, 70 në Gjirokastër, 68 në Shkodër, 56 në Fier, 53 në Kamëz, 45 në Sarandë, nga 38 qytetarë në Berat, Lushnje, 37 në Korçë, 36 në Mirditë, 30 në Lezhë, 29 në Krujë, nga 18 qytetarë në Cerrik, Pogradec, Mallakastër, nga 16 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 15 qytetarë në Dimal, Patos, nga 14 qytetarë në Divjakë, Kuçovë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Vorë, 12 në Tepelenë, 11 në Has, nga 10 qytetarë në Kukës, Dibër, Mat, Delvinë, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Belsh, Devoll, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Libohovë, Kolonjë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Himarë, Shijak, Kurbin, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Përmet, Dropull, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, 2 në Maliq, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Selenicë, Tropojë, Pukë.

Janë 16,507 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Lushnja 60 vjeç, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, dy qytetarë nga Tepelena të moshave 74-81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 82-84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 710 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,809 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSh.

Të fundit