Flash News

E-TJERA

Tjetër rekord nga Covid-19, 15 humbje jete dhe 1089 raste të reja; mes viktimave edhe një 34-vjeçar

Tjetër rekord nga Covid-19, 15 humbje jete dhe 1089 raste të reja; mes

Shënohet një tjetër rekord rastesh dhe numër i lartë viktimash nga Covid-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 15 humbje jete, mes tyre edhe një 34-vjeçar.

Po ashtu, pas kryerjes së 4270 testimeve janë shënuar 1089 raste të reja. Bie në sy se gjatë kësaj periudhe ka shtim edhe të pacientëve në 4 spitalet Covid.

 “Janë kryer 4270 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1089 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 10 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, njofton MSH.

Të fundit