Flash News

E-TJERA

Tjetër rekord viktimash nga covid-19 në Shqipëri, mbi 500 të infektuar në 24 orë

Tjetër rekord viktimash nga covid-19 në Shqipëri, mbi 500 të

Tjetër rekord viktimash është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga covid-19.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 11 viktima dhe 507 raste të reja në rang vendi.

“Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,384 testime, prej të cilave 520 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 507 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

Një 43 vjeçar nga Gjirokastra, një një 58 vjeçar nga Peqini, një 66 vjeçar nga Pogradeci, një 48 vjeçar nga Fieri, një 68 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Berati, një 53 vjeçare dhe një 78 vjeçare nga Korça, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 78 vjeçare, dhe një 85 vjeçar nga Tirana.

– Statistika (11 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         507

Të shëruar ne 24 orë                                      140

Të shtruar në spitale                                       363

Humbje jete në 24 orë                                  11

Testime ditore                                                  2384

 

Testime totale              146,188

Raste pozitive                       25,801

Raste të shëruara               12,493

Raste Aktive                           12,718

Humbje jete                            590

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  6229

Durrës                  1094

Fier                         971

Korçë                    776

Shkodër                742

Elbasan                  650

Lezhë                     559

Vlorë               559

Berat               378

Kukës                      306

Gjirokastër           330

Dibër                 124

Të fundit