Flash News

E-TJERA

Tjetër valë refugjatësh? Qeveria i jep garanci BE-së se do të strehojë ukrainasit

Tjetër valë refugjatësh? Qeveria i jep garanci BE-së se do

Rreth 3 milionë ukrainas kanë lënë vendin e tyre pas nisjes së luftës nga Rusia. Tirana zyrtare i ka dhënë garanci BE-së se do të hapë dyert për refugjatët ukrainas.

Sipas “Lapsi.al”, në të gjitha takimet që pati përfaqësuesi i lartë i BE-së Joseph Borrel dje në Tiranë, mori garanci se në rast të përshkallëzimit të krizës humanitare në Ukrainë, Shqipëria do të strehojë ukrainas.

Gjithashtu bëhet me dije se numri i shtetasve nga Ukraina që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë janë rreth 150 persona. Një pjesë e tyre, rreth 10 persona kanë kërkuar azil politik. Të tjerët janë strehuar tek të njohur apo pika kontakti që kanë krijuar përmes të tretëve.

Qeveria nuk ka folur për ndonjë plan strehimi dhe mbetet për t’u parë si do të procedohet. Më herët, Shqipëria hapi dyert për refugjatët afganë, të cilët u akomoduan në hotele apo konvikte.

 

Të fundit