Flash News

E-TJERA

Tjetër viktimë nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekes në Tiranë

Tjetër viktimë nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekes
Foto ilustruese

Ditën e sotme është regjistruar një tjetër viktimë nga radhët e bluzave të bardha nga Covid-19. Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë bëri me dije se koronavirusi i ka marrë jetën mjekes endokrinologe në Tiranë, Valentina Liles.

Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë i ka shprehur ngushellimet familjarëve dhe kolegëve të viktimës.

Disa ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e pyetur për numrin e mjekëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi, nuk dha një shifër me arsyetimin se nuk është etike.

Sa i përket të infektuarëve, ajo tha se janë rreth 2400 punonjës të personelit shëndetësor që janë prekur nga Covid-19, që prej fillimit të pandemisë.

Tjetër viktimë nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekes

Të fundit