Flash News

E-TJERA

Tjetërsimi i pronave, Jorgo Goro do të vuajë 1.4 vite burg

Tjetërsimi i pronave, Jorgo Goro do të vuajë 1.4 vite burg

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg nga GJKKO, vendim për dosjen e dytë në ngarkim ndaj tij.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goro do të vuajë 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Po ashtu, i është hequr e drejta për të ushtrur funksione publike për 5 vite.

Dënimi me 1 vit e 6 muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie. Pezullimi në 2 vite shërbim prove.

Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollani kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.

Të fundit