Flash News

E-TJERA

Tjetërsimi i pronave në bregdet, dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës

Tjetërsimi i pronave në bregdet, dënohet me 3 vite burg

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frokaj është dënuar me 3 vite burg për tjetërsimin e tokave në bregdet. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Apelit në Shkodër, e cila me po 3 vite burg ka dënuar ish-kryetarin e qarkut Gjok Ndoka. 

Gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht në këtë ccështje sëbashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në Gjykatën e Shkalles se Parë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.

Të fundit