Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
Tjetërsimi i pronave në Himarë, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim ish-kryebashkiakun Jorgo Goro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 189, të vitit 2023, që bën fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’, parashikuar nga nenet 248 e 25, 186/2, 190/2, 257/a paragrafi 2 dhe 287 paragrafi 1, të Kodit Penal. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë për dërgimin e çështjes në gjyq, me të pandehur shtetasit:
Jorgo Goro, ish Kryetar i Bashkisë Himarë në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer 2 herë, dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 257/a paragrafi 2, të Kodit Penal;
Jerasimo Bashi, ish Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer 2 herë, parashikuar nga neni 248 e 25, të Kodit Penal;
Bilbil Aliaj, ish Drejtor i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë, në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25, të Kodit Penal;
Vezir Gjikokaj, ish Jurist i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë, në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25, të Kodit Penal;
Stavri Mëhilli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’, parashikuar nga neni 190/2, 186/2 e 287, të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi, në bashkëpunim mes tyre, në dy episode të veçanta, kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës.
Në lidhje me episodin e parë, nga hetimi rezultoi plotësisht e provuar se ish titullari i Bashkisë Himarë, i pandehuri Jorgo Goro, në bashkëpunim me Drejtorin e DMMT-së pranë kësaj Bashkie, të pandehurin Jerasimo Bashi, kanë dërguar pranë ZVRPP-së Vlorë për qëllime regjistrimi të pasurisë, shkresën Nr. 731 Prot., datë 18.03.2019, bashkëngjitur së cilës ndodhej dokumentacion i cili qartazi përmbante të dhëna të rreme, në një kohë që pranë kësaj Bashkie, ky dokumentacion ndodhej i mirëadministruar dhe me të dhëna autentike të pasurisë së ndarë me ligjin Nr. 7501, në favor të shtetasit F. M. Megjithëse në rastin objekt hetimi ka qenë fare e lehtë për ish zyrtarët e Bashkisë Himarë të konfirmonin ose jo vërtetësinë e AMTP-së dhe Formularit Nr. 6, të paraqitur nga i pandehuri Stavri Mëhilli, siç ligji e kërkon, të bashkëpandehurit kanë dërguar një kërkesë për regjistrim të pasurisë (Nr. 36/36/1) me përmbajtje të rreme (vetë shkresa e përcjellë) por edhe me dokumentacion bashkëngjitur të provuar të falsifikuar.
Në lidhje me episodin e dytë, nga hetimi penal rezultoi plotësisht i provuar fakti se të pandehurit, në bashkëpunim kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë Nr. 36/341, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Madje kësaj pasurie, të pandehurit i kanë dhënë një numër të ri (36/35) të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe krejtësisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji. Ky plan rilevimi i konfirmuar nga të bashkëpandehurit ka shërbyer për të gjithë procedurën e zhvillimit të pronës deri në lëshimin e Lejes së Ndërtimit në emër të shoqërisë “AG.TÇ” sh.p.k.
Të dyja këto pasuri, duke qenë se provohen të jenë krijuar si pasojë e dokumenteve të falsifikuar dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme të funksionarëve publikë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme janë vendosur nën sekuestro preventive, përkatësisht me vendimin penal Nr. 107, datë 28.09.2023, dhe Nr. 176, datë 28.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Gjithashtu, i pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 257/a paragrafi 2, i Kodit Penal. Nga hetimi penal rezultoi plotësisht e provuar se në pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, aktualisht e regjistruar në pronësi të shtetasit G. S., i pandehuri Jorgo Goro është pronar faktik duke patur mbi të, të drejta dhe interesa pasurore. Nga ana tjetër, referuar Deklaratave të Interesave Private të vitit 2020 dhe në vijim, përpiluar dhe nënshkruar nga i pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e subjektit të zgjedhur vendor, nuk ekziston asnjë gjurmë e deklarimit të interesave të tij apo familjarëve mbi këtë pasuri, shpenzime të mundshme për porositjen ose blerjen e tij, të drejta posedimi apo pronësie mbi të. Për këtë shkak, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pasuria në fjalë është vendosur nën sekuestro preventive në bazë të Vendimit Nr. 28 datë 31.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në lidhje me të pandehurit Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj, nga hetimi penal ka rezultuar plotësisht e provuar se këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, kanë lëshuar vërtetimin nga dokumentat hipotekorë Nr. 40, datë 17.02.2020, në emër të shtetasit F. M., duke kryer veprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. Konkretisht, në shkelje të ligjit Nr. 33/2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, neni 3 i tij, i cili parashikon zbatimin e dispozitave të tij për regjistrimin e të gjitha pasurive të paluajtshme që shtrihen brenda territorit, bazuar në akte të fitimit të pronësisë…, të pandehurit në bashkëpunim, kanë kryer veprime konkrete duke pranuar si dokument ligjor një akt-formular (AMTP-në Nr. 9677, datë 07.02.1994) të falsifikuar, përsa i përket sipërfaqes prej 5512 m2, të llojit “Truall”, si dhe Formularin Nr. 6 që bën fjalë për të njëjtën pasuri, edhe ky i provuar i falsifikuar, në emër të shtetasit F. M. Më pas, në bazë të këtyre formularëve të falsifikuar, të pandehurit Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj kanë nënshkruar vërtetimin nga dokumentat hipotekorë, i cili provon regjistrimin e pronësisë në një zonë të pamenaxhuar.
Në lidhje me të pandehurin Stavri Mëhilli, nga hetimi penal ka rezultuar plotësisht e provuar se ky shtetas ka përdorur më shumë se një herë dy formularë të falsifikuar. I pandehuri ka paraqitur kërkesë pranë Bashkisë Himarë, më datë 11.03.2019, me objekt “Regjistrimin e pronave të tij që i disponon me AMTP në vendin e quajtur “Llangadhaqa” dhe “Perivolo”, kundrejt ligjeve në fuqi”. Bashkëngjitur kërkesës, i pandehuri ka bashkëngjitur Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi Nr. 9677, datë 07.02.1994, i cili është provuar të jetë i falsifikuar në përmbajtje, në pjesën që lidhet me pasurinë Nr. 36/36/1, ndodhur në Perivolo, me sipërfaqe 5512 m2, e llojit “Truall”. Po kështu, ky formular (AMTP), referuar aktit të ekspertimit teknik – grafik Nr. 5227, datë 20.06.2023, të kryer nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, ka rezultuar të jetë i falsifikuar në nënshkrimin e shtetasit K. Gj., Kryetar i Komisionit dhe nënshkrimin e shtetasit M. Gj., Përfaqësues i Rrethit në Komision. Ky akt rezulton të jetë ai bazë, i përdorur gjatë gjithë procedurës së regjistrimit të pasurisë. I pandehuri Stavri Mëhilli, provohet të ketë paraqitur dhe përdorur një formular tjetër i cili është provuar të jetë i falsifikuar. Bëhet fjalë për Formularin Nr. 6 (Lista e Familjeve që morën tokë në pronësi), fshati Gjilek, Rrethi Vlorë. Në këtë formular të paraqitur dhë përdorur nga i pandehuri, i cili ka shërbyer si dokument bazë për regjistrimin e pasurisë të identifikuar me numër 36/36/1, i cili përmban të dhëna të rreme në lidhje me sipërfaqen prej 5512 m2, nga akti i ekspertimit është provuar të jetë i falsifikuar nënshkrimi i shtetasit K. Gj., Kryetar i Komisionit të tokës në fshat. Përdorimi i këtyre dy formularëve përfshin të gjithë procedurën e ndjekur, duke nisur nga Bashkia Himarë për të përfunduar tek ASHK-ja Vlorë. Përveç këtyre dy formularëve, i pandehuri Stavri Mëhilli provohet të ketë përdorur më shumë se një herë edhe dy dokumenta të tjerë të falsifikuar, konkretisht shkresën Nr. 1492/2 Prot., datë 22.07.2019, dhe shkresën Nr. 1492/1, Prot., datë 22.07.2019. Këto dokumenta të falsifikuara, rezulton të jenë përdorur pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, si edhe pranë noteres S. H., e cila ka përpiluar kontratën “Premtim Shitje”, me Nr. Rep. 836; Nr. Kol. 559, datë 25.07.2019.
I pandehuri Stavri Mëhilli, provohet gjithashtu të ketë shitur pasurinë e përfituar nga kryerja e veprave penale sipas nenit 186/2 e 190/2, të Kodit Penal, duke qenë në dijeni të plotë të prejardhjes kriminale të saj. Transaksioni është realizuar kundrejt përfitimit financiar dhe transferimi i pasurisë është bërë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, formë objektive kjo e kryerjes se veprës penale, e parashikuar në gërmën “a” të paragrafit të parë të nenit 287, të Kodit Penal.
Të fundit
Braktisi PS-në, Pjerin Ndreu i jep leksione fisnikërie Neomalësores: Dorëzo mandatin
15 Qershor 2026, 16:58
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34