Flash News

E-TJERA

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, GJKKO dënon 11 të akuzuarit, mes tyre vëllai e motra e ish-deputetit të PS

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, GJKKO dënon 11 të

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për 11 personat e akuzuar lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e Shëngjinit në Lezhë,  një fraksion të Dosjes 339.

Mes të dënuarve janë edhe Xhevi Ndoka me 6.8 vite burg dhe Mimoza Ndoka, 1 vit 4 muaj burg, me kusht vëllai dhe motra e ish-deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.

Ndërkohë, të tjerë anëtarë të dënuar janë Emanuel Gjura 4.8 vjet burg, Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3 vjet 6 muaj burg, Luigj Paloka 4.8 vjet burg, me kusht, Paulin Simoni 3.4 vjet burg
Vlash Gaxulli 2 vjet burg, me kusht, Genc Zeneli 2 vjet burg, me kusht, Kol Lleshi 2 vjet burg, me kusht dhe me 1.4 vite burg me kusht M.Perskurën.

Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit. Më 21 tetor 2018, Policia zhvilloi një operacion të koduar si “Volvo 4”, ku u arrestuan edhe dy ish-deputetët Arben Cuko dhe Ndoka. Por Gjykata e Lezhës i hoqi masën “arrest shtëpie” ish-deputetit të Ndoka.  

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj i dënuar me katër vite burg.

Të fundit