Flash News

E-TJERA

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, rikthehet sërish në Apel dosja e ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj  

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, rikthehet sërish në

Gjykata e Lartë ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në gjykatën e Apelit të Shkodrës çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin ku u dënuan 17 persona mes tyre dhe ish kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u dënua me 4 vite burgim në shkallën e parë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit së Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë por me tjetër trup gjykues.

Në muajin shtator të vitit 2020, Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, për akuzën e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në bregdetin e Shëngjinit, por apeli e riktheu çështjen për gjykim në Shkallën e Parë, me pretendimin se nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi ka pasur shkelje procedurale si mos veçimi i çështjes, i cili është bërë me arsyetimin e bashkëpunimit edhe pse në fund ka vendosur se s’ka bashkëpunim.

 

 

 

 

 

Të fundit