Flash News

E-TJERA

Tjetërsimi i pronave te “Rana e Hedhur”, Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-deputetin e PS; Arben Ndoka fiton lirinë

Tjetërsimi i pronave te “Rana e Hedhur”, Gjykata zbut

Gjykata e Lezhës ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” për ish-deputetin socialist, Arben Ndoka. Ndaj ish-deputetit rëndojnë akuzat për tjetërsim pronash në zonën “Rana e Hedhun” dhe si bashkëpunëtor me organizatën kriminale të Avdylajve të Shijakut.

Ndërkohë në Gjykatë vazhdon gjykimi për pjesën tjetër të grupit.

Mes personave të marrë si të pandehur për tjetërsimin e pronave në Lezhë është dhe vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, Xhevi Ndoka, motra e tij Mimoza Ndoka, si dhe xhaxhai i tij Gjok Ndoka.

Po kështu persona të tjerë që janë vënë nën akuzë si të pandehur janë dhe Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli dhe persona të tjerë.

Ndaj të pandehurve të kësaj dosje rëndojnë akuzat e “Falsifikimit të dokumenteve”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Për këtë çështje Prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e “Ranës së Hedhun”, në plazhin e Shëngjinit. Arben Ndoka, u ndalua pasditen e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka.

Hetimi për tjetërsimin e pronave ndaj personave të lartpërmendur nisi në vitin 2016 si pjesë e dosjes së famshme “339”, ku Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge. Aty prokuroria konstatoi edhe veprën penale të tjetërsimit të pronave tek “Rana e Hedhun” në Lezhë. Por në asnjë rast, Arben Ndoka nuk i ka pranuar akuzat për bashkëpunim me Avdylajt e Shijakut.

Të fundit