Flash News

E-TJERA

Tjetërsimi i tokave në bregdet, ish-zv. kryeministrja: Zyrtarët kanë falsifikuar regjistrat në Arkivat e Shtetit

Tjetërsimi i tokave në bregdet, ish-zv. kryeministrja: Zyrtarët

Rudina Mandia ish- zëvendës kryeministre deklaron se në këmbim të parave të ryshfetit, zyrtarë kanë falsifikuar regjistrat në arkivat e shtetit për të prodhuar titullin fals të pronësisë, duke krijuar më pas ato që quhen të ligjshme.

Është një marrëdhënie jo etike, neglizhencë dhe papërgjegjshmëri. Jam vënë përballë situatave që zyrtarët përmes akteve korruptive kanë falsifikuar regjistrat në arkivat e shtetit për të prodhuar titullin fals të pronësisë. Më pas janë prodhuar ato që quhen të ligjshme”, thotë Mandia duke folur në emisionin “në Shënjestër” në News24.

Por, sa i thellë është tjetërsimi i pronave?

“Është e thellë për aq kohë sa s’ka dënim. Nuk po bëhet një hetim i thelluar në tjetërsimin e tokave. Në kushteve të tilla, them një rast atë të Hamallaj, ku në bazë të fakteve të reja ku kishte fletë të grisura, dosje të prekura ishte arritur të manipulohej rasti. Bëhej fjalë për tokat e shtetit. Në 2011 u bënë disa raporte anti-korrupsion dhe duhej mekanizmi për shfuqizimin.
Ka shpeshherë raste që ato janë marrët nga vërtetimet juridike që merren nga kadastra. Janë falsifikimet materiale ku duke zhdukur një faqe të regjistrit e kane zhdukur. Kanë zhvendosur pronën dhe e kanë sjellë në det, kur ndërkohë nuk ka qenë që në kohën e Mbretit Zog”, thotë ajo.

 

Të fundit