All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Tkurret popullsia në Shqipëri/ Vetëm një qark ka shënuar rritje, reduktohet numri i të rinjve

All - Paragraf - 1

Tkurret popullsia në Shqipëri/ Vetëm një qark ka

Popullsia e Shqipërisë ka ardhur sërish në tkurrje. Më 1 janar të 2022-shit popullsia rezulton  2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar vitin e kaluar. Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative. 

All - Paragraf - 3

Numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona. Raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua nga 24,2 % në 24,0 %.

Sa i përket raportit gjinor, femrat përbëjnë numrin më të lartë. Numri i lindjeve gjatë vitit që lamë pas pësoi një rënie prej 2,8 %, ndërsa i vdekjeve u rri me 10,8 %.

Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej. Tirana zë rreth 32,9 % të popullsisë, ndërsa Durrësi dhe Fieri me nga 10,4 % dhe 10,0 % përkatësisht. 

Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej. Të dhënat e INSTAT tregojnë se popullsia u rrit vetëm në një qark të vendit, Tiranë me 0.8%. Ndërkohë që rënie e konsiderueshme u regjistrua në qarkun Gjirokastër.

 

 

Të fundit