Flash News

E-TJERA

"Toka e premtuar", shpresa për t’u arratisur realitetit të Shqipërisë

"Toka e premtuar", shpresa për t’u arratisur realitetit

“Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, zbuloni nëse jeni fatlumi”, ky ka qenë padiskutim titulli më i shumëpritur i të rinjve shqiptarë dhe jo vetëm.

E teksa vendi sa vjen dhe shkon tatëpjetë, të rinjtë dhe grupmosha të tjera tentojë të krijojnë të ardhmen në një shtet tjetër, sikurse është dhe ‘toka e premtuar’, Amerika.

Ata që kishin aplikuar për lotarin amerikane, janë ndeshur me disa vështirësi në hapjen e portalit, pasi numri i aplikantëve ka qenë shumë i madh cka ka sjellë dhe ngarkimin e faqes.

Fatkeqësisht përballemi këtu me NEVOJËN më shumë sesa DËSHIRËN, e shqiptarëve për të lënë vendin, pasi shpresa e tyre është shuar në këtë vend.

Ka ardhur kjo kohë, ku arti është venitur, dhe muzika nuk lëshon më tinguj. Ka ardhur kjo kohë kur politika ka ‘groposur’ cdo dëshirë, shpresë dhe përpjekje.

Të rinjtë e Shqipërisë, pas mesazhit ‘Has not been selected’ (nuk u përzgjodhët), kthehen te gomonet vetëm e vetëm se politika nuk i lejon të lulëzojnë.

E teksa supozohet se zgjedhjet e 14 majit, janë zgjedhjet që mund të bëjnë ndryshimin qoftë në jetës qoftë në zinxhirin e fuksionalitetit të politikës, ekonomisë, artit, shpresa është e venitur.

Votat manipulohen, me Ramën nuk ecet më përpara’, janë disa nga mesazhet e shkëmbyera mes të rinjve pas rezultateve të shumëpritura të lotarisë amerikane.

"Shqipëria është një vend i pashpresë, shkakton vetëm ankth, stress. Në këtë vend nuk jetohet më. Cdo gjë është rritur përvec rrogave”, ka thënë një student mekanike në Tiranë.

Instituti i Statistikave, INSTAT, vlerëson se Shqipëria ka humbur mesatarisht 42 mijë persona çdo vit përgjatë dekadës së fundit si pasojë e emigracionit, i cili ushqehet nga kërkesa për mundësi më të mira pune, arsimimi dhe kujdesi shëndetësor.

Megjithatë, numri potencial i personave që po planifikojnë të largohen nga vendi konsiderohet shumë herë më i madh.

"Toka e premtuar", shpresa për t’u arratisur realitetit

Sipas të dhënave të vitit 2018 të publikuara nga INSTAT, numri i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë është rreth 18 mijë. Dëshira për emigracion është e theksuar në masë tek studentët shqiptarë. Dhe kjo dëshirë është plotësisht e justifikueshme.

“Punë ka, por ska profesionista”, ka qenë ky togfjalshi i kryeministrit Edi Rama, i cili thuajse në cdo dalje të tij, e brohoriste me të madhe, duke dashur të fshehi faktin e zbrazjes së vendit.

Por punë, kur mundi vlerësohet me 200 mije lekë të vjetra, 300 mije lekë? Apo ato punë që nuk paguhesh kurrë pavarsisht sesa kohë dhe mund jep?

Të jetosh në Shqipëri apo diku tjetër jashtë saj? Rinia shqiptare ja ka dhënë përgjigjen politikës.Thjeshtë duhen vesh për të dëgjuar.

 

Të fundit