Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Toka me qira dhe gosti elektorale: Fushata në Fier dominohet nga akuzat

Në fillim të janarit, Drejtoria e Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Fierit çeli një tender me objekt “Festojmë me emigrantët fierakë në Greqi”. Aktiviteti përshkruhej si ‘koncert festiv’, për të cilin bashkia kërkonte të punësonte tre këngëtarë nga Fieri, një autobus transporti 30 vendësh dhe një koordinator.
I planifikuar të zhvillohej në Athinë në kohën kur partitë politike janë përfshirë në një garë të ethshme për votën e diasporës, koncerti u anulua.
“E anuluam sepse nuk kishim bërë njoftimin pesë ditë përpara në KQZ. Aktiviteti në Athinë u zhvillua, por pa bashkinë”, tha kryebashkiaku Armando Subashi për BIRN.
Aktiviteti u denoncua nga opozita si përpjekje për përdorimin e parave publike për të joshur votën e emigrantëve. Tërheqja e bashkisë erdhi vetëm pas denoncimit.
Por për përfaqësuesit lokalë të opozitës në Bashkinë e Fierit, kjo nuk është përpjekja e vetme për tjetërsim të votës përmes përdorimit të fondeve publike apo shkeljes së ligjit elektoral.
Opozita denoncoi gjithashtu dhënien e mijëra metra katrorëve tokë me qira nga Këshilli Bashkiak i dominuar nga socialistët, me qëllim sipas tyre për të ndikuar në zgjedhjet e 11 majit.
“Është skandaloze mënyra se si merren vendimet në këtë Këshill. Po të japësh pasuritë publike me “sy mbyllur” pa një relacion shpjegues, qoftë edhe vetëm si procedurë, është kriminale”, tha këshilltari i Partisë Demokratike, Endri Jaupaj për BIRN.
Kryebashkiaku Armando Subashi mohoi akuzat.
“Ne jemi në punë, bashkia do vazhdojë punën normalisht”, tha ai, duke pretenduar se procedurat për dhënien e tokës nuk ishin përfunduar dhe vendimi ishte vetëm në parim.
Toka me qira para zgjedhjeve
Katër projektvendime për dhënie me qera të pasurive publike u morën me shumicën e votave të këshilltarëve socialistë në mbledhjen e datë 30 janar të Këshillit Bashkiak në Fier. Tokat ndodhen në Asturkas, Libofshë, Sheq, Marinas, Topojë, Bregas, Frakull si dhe dy pasuri brenda në qytet.
Dhënia e tyre me qira u bë sipas opozitës pa transparencë dhe se as këshilltarët socialistë nuk e dinin se çfarë votuan. Asnjë prej vendimmarrjeve nuk ishte i shoqëruar me dokumentacion dhe këshillatarët votuan pa e ditur as sipërfaqjen e secilës prej pasurive publike që bashkia do të japë me qira. Në pikat respektive të rendit të ditës, përshkruhej vetëm vendodhja dhe numri kadastral i pasurive.
Këshilltarët e partive të tjera votuan kundër dhe thanë se do ankimojnë vendimet, që sipas tyre janë një përpjekje për të tjetërsuar votën përmes përdorimit të pasurisë publike.
“Ne do ta ankimojmë vendimin, fillimisht te prefekti e më pas do ndjekim shkallët e gjyqësorit. Ndërkohë do sinjalizojmë edhe KQZ për këtë vendimarrje”, tha Kreshnik Dapi, këshilltar i Partisë SocialDemokrate.
“Është marrë vendim për dhënien e pasurive publike, pa asnjë informacion për përfitimet që do të ketë komuniteti, subjektet që përfitojnë dhe për çfarë do shfrytëzohen këto toka”, shtoi ai.
Këshilltarët e partive në opozitë shtuan gjithashtu se në Këshill u votua pa pasur informacion. “Sigurisht që ka efekte elektorale një pasuri e tillë e dhënë në këtë moment para zgjedhjeve,” shtoi më tej Dapi.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Antoneta Çuni pranoi se nuk ishte në dijeni të detajeve për dhënien e tokave me qira dhe këmbënguli se detyra e saj ishte vetëm të drejtojë mbledhjet.
“Nuk i di detajet, por di që janë tokë shtet dhe pa frut. Unë nuk kam detyrim të njoh detajet e projektvendimeve që kalojnë në Këshill, por vetëm të bëj detyrën time si drejtuese e atij Këshilli ku të respektohet ligji për vendimmarrjen nga pikëpamja proceduriale”, tha Çuni.
Kryebashkiaku Subashi mohoi që vendimi të ketë lidhje me zgjedhjet dhe pretendoi se ishte vijim i punës së bashkisë. Ai tha se vendimi ishte marrë vetëm në parim dhe se procesi do të vijonte me shqyrtimin e ofertave. “Më tej do vazhdojmë me procesin e shqyrtimit të ofertave dhe tokat do t’i marrë ai që jep ofertën më të mirë”, tha Subashi.
Kjo vendimmarrje nuk është i vetmi rast që opozita pretendon se lidhet me zgjedhjet. Zyrtarë lokalë të opozitës kanë dënoncuar marrjen pjesë të administratës në aktivitetet e socialistëve, ndërsa po ashtu BIRN gjeti se punonjës të ndërmarrjeve të bashkisë morën pjesë në një gosti të shtruar nga Partia Socialiste me pensionistë.
Për kryebashkiakun Armando Subashi, përfshirja e administratës apo punonjësve të bashkisë në aktivitete zgjedhore është çështje orari. Sipas tij, askush nuk mund të ndalojë një nënpunës, qoftë zyrtar i lartë apo punonjës pastrimi, të marrë pjesë në fushatë pas orarit zyrtar të punës.
“Nëse akuzat që bëhen verifikojnë se këta punonjës janë në orar zyrtar, unë jam I gatshëm të marr masat sipas ligjit,” tha Subashi.
Por përfaqësues të opozitës pretendojnë se punonjësit e administratës janë nën presion për të qenë pjesë e aktiviteteve elektorale dhe këmbëgulin se mjaft prej tyre kërcënohen me vendin e punës.
“Unë di raste me emër dhe mbiemër që janë hequr nga puna duke u thënë: Nuk je me ne. Janë duke bërë fushatë shumë agresive. Tani me votën e diasporës po kërkojnë nga punonjësit e administratës të dhënat e të afërmve jashtë, e-mail dhe numër telefoni”, tha përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Arben Çuko.
Akuzat për punësime
Ndryshe nga Bashkia e Fierit, në Lushnje opozita ankohet për rritje fiktive të numrit të punonjësve në kompanitë në varësi të bashkisë. Përmes një kërkesë për informacion, BIRN mësoi se numri i punonjësve në bashkinë e Lushnjes u rrit me 37 vetë, nga 1033 në vitin 2023, në 1070 në vitin 2024.
Drejtoresha e Burimeve Njerëzore ne Bashkinë e Lushnjes, Erisa Qalliu tha se kjo rritje e numrit te punonjësve është bërë si plotësim i nevojave qe kishin disa sektorë në Ndërmarrjen e Pasurisë Publike.
“Është për nevojat e ardhura nga drejtoritë përkatëse, psh ka rritje te Sektori MZSH (nevojë e vazhdueshme nga zjarret) një nga bashkitë me numër më të lartë zjarresh”, pretendoi Qalliu.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi thotë se ndërmarrjet vartëse apo shoqëritë anonime me aksioner kryesor bashkinë, po përdoren për punësime elektorale. Sipas tij, kjo ndodh sepse shoqëri si ujësjellësi nuk japin llogari për punësimet duke qënë se operojnë si subjekt privat.
“Unë e kam deklaruar edhe nga foltorja e Kuvendit, në Lushnje janë punësuar në bashki persona që nuk janë fare në Shqipëri edhe marrin rrogën. Skandali shkon deri aty sa një vend pune të ndahet përgjysmë, sigurimet i merr një punonjës dhe pagën një tjetër”, tha Koreshi për BIRN.
Koreshi tha gjithashtu se duke qënë ndërmarrje shërbimesh, punësimi bëhet pa kritere arsimimi dhe profesionale, ndërsa kontratat në e punës janë me afate të shkurtra që nuk i kalojnë 6 muajt.
Bashkitë Divjakë dhe Rroskovec nuk iu përgjigjën kërkesës së BIRN për informacion mbi numrin e punonjësve dhe ndryshimet në këtë numër gjatë dy viteve të fundit. Bashkitë e tjera të Qarkut të Fierit, që iu përgjigjën kërkesës për informacion pretenduan se numri i punonjësve në to nuk kishte ndryshuar./ BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38