Flash News

E-TJERA

“Tokio 2020, momenti kur ekipi shqiptar parakalon në ceremoninë e Lojërave Olimpike  

“Tokio 2020, momenti kur ekipi shqiptar parakalon në ceremoninë

Luiza Gega dhe Briken Çalaj ishin bartës të flamurit shqiptar në këtë ceremoni. Shqipëria në Lojërat Olimpike prezantohet me tetë sportistë.

Kanë nisur sot zyrtarisht Lojërat Olimpike “Tokio 2020.

Në ceremoninë hapëse që u mbajt në stadiumin olimpik të Tokios është bërë edhe parakalimi i ekipeve pjesëmarrëse.

Ekipi olimpik i Shqipërisë ka parakaluar në ceremoninë e Lojërave Olimpike, teksa Luiza Gega dhe Briken Çalaj ishin bartës të flamurit shqiptar në këtë ceremoni. Shqipëria në Lojërat Olimpike prezantohet me tetë sportistë.

Në mesin e shteteve pjesëmarrëse, është edhe Kosova që po paraqitet për herën e dytë në Lojërat Olimpike, pas debutimit në vitin 2016.

Kosova këtë herë prezantohet me 11 sportistë, prej të cilëve gjashtë janë me normë olimpike, kurse pesë të tjerët me ftesa.  

Të fundit