Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Toksina të rrezikshme në drithëra, nivelet tejkalojnë standardet e BE. Faktorë në rritjen e rasteve me tumore?

Çdo ditë, shqiptarët ulen në tryezë me bindjen se ajo që konsumojnë është e sigurt. Misër, grurë, produkte që i konsiderojmë bazë të jetesës, por që në heshtje mund të jenë burim sëmundjeje. Një rrezik që nuk shihet me sy. Nuk ka erë. Nuk ka shije, por futet në trupin e njeriut çdo ditë, pak nga pak. Mykotoksinat, toksina vdekjeprurëse të prodhuara nga kërpudha që zhvillohen në drithëra janë një kërcënim real për shëndetin publik. Studime zyrtare tregojnë se për vite me radhë se niveli i tyre në Shqipëri ka tejkaluar normat e Bashkimit Europian. Ndërkohë që kanceri po rritet, institucionet përgjegjëse ose nuk kontrollojnë, ose nuk kanë kapacitet të kontrollojnë.
Realiteti tregon laboratorë pa akreditim, analiza të dyshimta apo edhe tenderë me flamuj të kuq. Fatura që tregojnë miliona euro të shpenzuara jashtë vendit, ndërsa siguria ushqimore brenda vendit mbetet një iluzion. Kjo nuk është një histori frike. Është një histori faktesh, dokumentesh dhe përgjegjësish. Është historia e asaj që hamë çdo ditë dhe e asajt që shteti nuk po bën për të na mbrojtur.
Toksinat në sofrat tona
Mykotoksinat janë metabolite infektuese, të prodhuara nga një kërpudhë e caktuar, e cila infekton drithërat dhe produktet agrokulturore të ndryshme. Këto funge mund të shfaqen gjatë periudhës kohore në fushë, gjatë rritjes apo tharjes ose magazinimit të tyre. Termi “Mikotoksinë” u përdor për herë të parë në vitin 1962, në një ngjarje veterinare në Angli. Në atë kohë, rreth 100 mijë zogj të gjelave të detit ngordhën, si pasojë e ushqimit të kontaminuar me këtë lloj kërpudhe. Këto shpendë në atë kohë ushqeheshin me kikirikë, të cilët përmbanin një lloj të caktuar të mikotoksinave, me origjinë nga Brazili. Ndërkohë përgjatë dekadave, rritja e kërkesës së konsumit të lartë për ushqim, ngrohja globale etj., ndikuan në përhapjen më të shumtë në të gjithë botën dhe deri më sot mbeten të rrezikshme për njerëzit dhe kafshët.
Llojet kryesore të mikotoksinave janë aflatoksinat, të cilat lidhen si me toksicitetin, ashtu edhe me kancerogjenitetin te popullata njerëzore dhe ajo shtazore. Sipas raportit të vitit 2014 të Departamentit të Kimisë Industriale, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Tiranë, janë elementë të tillë, të cilët nëse përdoren për një kohë të gjatë, në mënyrë akute ato shkaktojnë dobësim të imunitetit, si dhe kancer.
“Na rezulton që, sidomos fëmijët në moshë të vogël, janë më të rrezikuar nga ekspozimi i këtyre produkteve”, tregon për “Vetting” Dritan Topi, një nga studiesit e raportit. Raporti tregon se mëlçia është organi më i sulmuar nga këto efekte, duke shkaktuar nekrozë, cirozë dhe karcinoma. Sidomos AFB1, e cila klasifikohet nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime për Kancerin si kancerogjen i grupit të parë.
Lloje të tjera përfshijnë toksinat e “Fusariumit”, “Ochratoxin A”, e cila është e zakonshme në drithëra dhe kafe, si dhe alkaloidet e ergotit, kryesisht në elb dhe grurë. Duhet patur diçka parasysh, pasi këto kontaminantë ushqimorë janë të natyrshëm, nuk mund të zhduken plotësisht, por mund të mbahen nën kontroll.
Ndërkohë studimi i vitit 2014 nga ku u morën mostra para korrjes nga zona e Lushnjes dhe Fierit, nxorri në pah se këto mikotoksina u gjendën në mostrat e misrit dhe të grurit, duke tejkaluar normën e lejuar nga Rregullatori i Bashkimit Europian.
Nëse rregullorja 1881/2006 dhe 165/2010 e Bashkimit Europian e lejon kufirin deri në dy mikrogram për kilogram (2 µg/kg) për grurin dhe deri në 5 µg/kg për misrin, në Shqipëri për misrin ishte gati 75 µg/kg dhe afërsisht 144 µg/kg për grurin. Kështu, në atë kohë rezultonte se këto drithëra të kontaminuara përbënin një rrezik të lartë për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve.
Këto mikotoksina zhvillohen më lehtë kur ka lagështi të lartë dhe temperatura të ngrohta, drithërat mund të kenë dëmtime mekanike ose nga insektet ose kur magazinimi nuk është kryer në mënyrën e duhur.
“Ndërhyrja duhet të jetë kapilare, për të rritur shkallën e survjenacës dhe monitorimit dhe për të ulur, pra nivelin ekontaminimit, i cili është i pashmangshëm, për shkak të pozicionit gjeografik të vendit, për shkak të parashikimeve dhe ndryshimeve klimatike, kështu që, ne na ngelet që të forcojmë kapacitetet, të rrisim kapacitete e specialistëve, infrastrutkura laboratorike”, thotë më tej profesori Topi.
Megjithatë, studimet nuk ndaleshin këtu.
Departamenti i Kimisë u rikthye në vitin 2022, duke mbledhur mostra të tjera në Durrës, Elbasan, Fier, Kavajë dhe gjatë kohës së periudhës së korrjes.
Analizat e tyre zbuluan praninë e kërpudhave si “Penicillium” në gati 78%, “Fusarium” në 75%, “Aspergillus” në afërsisht 73% dhe kërpudha të tjera në masën e gati 14% të kontaminimit.
Incidenca më e lartë në misër u vu re në “Penicillium” ishte gjinia më e përhapur, së bashku me kërpudhat e tjera. Ndërsa kontaminimi me AFB1, një nga aflatoksinat më të rrezikshme të mikotoksinave rezultoi deri në 88%, ku niveli maksimal arriti në 69 µg/kg. Ndërsa gruri kishte nivele më të ulëta të kontaminimit me këtë mikotoksinë.
Studimi thekson se ekspozimi i popullsisë maxhorene ndaj AFB1 lidhet kryesisht me konsumimin e misrit, edhe pse konsumi mesatar ditor i misrit, i cili mbetet përafërsisht 5 gr/ditë, është shumë i ulët se ai i grurit, 345 g/ditë.
Sipas ekspertëve të studimit, aflatoksinat janë të përfshira në 95% të njoftimeve për refuzime në kufi në Bashkimin Evropian gjatë periudhës 2011-2021, çka tregon rëndësinë globale të këtij problemi.
“Produktet e importit, pra rezultojnë të kontaminuara, por gjithmonë rezultojnë në nivelin e lejuar sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian, i cili është shumë strikt. Kjo tregon që ata janë gjatë gjithë kohës, prodhuesit janë të monitoruar dhe në këtë mënyrë, pra produkti është i lejueshëm për të kaluar në treg”, thotë më tej studiuesi Dritan Topi.
Megjithatë ekspertët ende këmbëngulin të ngrenë alarmin rreth rrezikut të rritjes së numrit të individëve të prekur nga kanceri për shkak të ndikimit të dietës ushqimore. Sipas Institutit të Shendetit Publik, vetëm për vitin 2022 është vënë re një incidencë prej 229 të prekur nga tumoret për 100 mijë banorë. Ndërkohë që për vitin 2023, ishin evidentuar rreth 6700 raste të reja, duke ardhur gjithmonë e në rritje, sipas Regjistrit për Sëmundjet Tumorale.
“Raportimet e Institutit të Shëndetit Publik për incidencën e kancerit në Shqipëri është shumë herë më e ulët se mesatarja evropiane e raportuar. Tani janë dy gjëra: tani ose jemi një popullatë e cila nuk bëjmë kancer, kjo për arsye gjenetike, epigjenetike, sociodemografike, të lidhura me stilin e jetesës, qoftë edhe kulturore, ose është një rrugë shumë e thjeshtë që Regjistri i Kancerit nuk ka mbulimin e duhur në Shqipëri dhe rastet nuk raportohen siç duhet”, thotë për “Vetting”, mjekja onkologe Klejdia Mati.
Ekspertët shtojnë se duhen kryer më shumë kontrolle përsa u përket bazave ushqimore për njerëzit dhe për kafshët, si edhe kontrolleve administrative pasi ata vënë re se institucionet përgjegjëse nuk tregohen të rregullt me raportet.
“Topi është në fushën e institucioneve përgjegjëse, ata që marrin vendime, ata që orientojnë fondet e kërkimit shkencor, të cilat për hir të së vërtetës kanë qenë të konsiderueshme por atje ku orientohen, nuk orientohen me prioritete por orientohen në mënyrat që ata vendosin në ato rrethet e ngushta vlerësuese. Ndërkohë që njerëzit orientohen drejt QSUT-së”, komenton studiuesi Dritan Topi./ Emisioni investigativ Vetting, News24
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38