Flash News

E-TJERA

Tokyo 2020/ Majlinda Kelmendi eleminohet që në raundin e parë, humb dhe dëmtohet xhudisti shqiptar

Tokyo 2020/ Majlinda Kelmendi eleminohet që në raundin e parë,

Majlinda Kelmendi është eleminuar nga Lojërat Olimpike, që në duelin e parë. Xhudistja nga Kosova humbi përballë hungarezes Reka Pupp.

Kampionia olimpike e Rio 2016 nuk do të vazhdojë më tej garat në Tokyo 2020, duke humbur mundësinë për një tjetër medalje.

Aventura ka përfunduar gjithashtu edhe për  xhudistin shqiptar, Indrit Cullhaj. Ky i fundit u mund nga rivali Sanço Çinçilla, nga Kosta Rika.

Edhe pse pretendimet ishin të mëdha, xhudisti u eliminua që në raundin e parë. Cullhaj pësoi një dëmtim, çka bëri që ekipi mjekësore të ndërhynte menjëherë në fushë, por nuk kishte probleme serioze.

Të fundit