Flash News

E-TJERA

"Tokyo 2020", rusi që përfaqëson Shqipërinë jashtë finales; 3 arsyet pse ende duhet të shpresojmë

"Tokyo 2020", rusi që përfaqëson Shqipërinë

Shqipëria u përfaqësua për herë të parë në Lojërat Olimpike "Tokyo 2020" nga sportisti rus Matvei Petrov. Gjimnasti garoi për vendin tonë në disiplinën e kaluçin me doreza.

Petrov u prezantua denjësisht dhe arriti të grumbullojë 14,733 pikë duke zënë vendin e parë në baterinë e tij, por nuk arriti dot të siguronte vendin në finale. Me rregull në finale kualifikohen sportistët e renditur deri në vendin e 8-të, ndërsa Petrov u rendin në vendin e 10.

Megjithatë ka tre opsione që mund t'i japin mundësinë Petrov të arrijë deri në finale, duke filluar nga testet antidoping, te Covid-19 dhe për të arritur te dëmtimet e sportistëve.

1. Testet Antidoping - Pas kalimit të fazës së parë, sportistët i nënshtrohen një testi antidoping dhe në rast se ndonjëri prej tyre rezulton pozitiv atëherë renditja ndryshon sipas numrit të pikëve dhe Petrov mund të ketë këtë shans.

2. Covid-19 -  Prania e sportistëve të shumtë në Olimpiadë mund të sjellë dhe infektime me Covid-19, dhe për shkak të situatës së komplikuar në Japoni për numrin e infektimeve, mund të ndodh që përsëri renditja të ndryshojë dhe Petrov të ngjitet në renditje.

3. Dëmtimet - E treta dhe jo më pak e rëndësishmja, janë dhe dëmtimet. Sportistët i nënshtrohen një stërvitje të shpeshtë dhe garave të ngjeshura, gjë e cila sjell dhe sforcim dhe lodhje. Dhe në këtë rast nëse një sportist dëmtohet, renditja ndryshon dhe Shqipëria ka ende shpresa për kualifikim në finalë në këtë disiplinë.

"Tokyo 2020", rusi që përfaqëson Shqipërinë

Të fundit