Flash News

E-TJERA

Tom Doshi s’u përjashtua nga KQZ, reagon Yuri Kim: Kjo nuk do të thotë që është i pafajshëm

Tom Doshi s’u përjashtua nga KQZ, reagon Yuri Kim: Kjo nuk do të

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar vendimin e KQZ-së, e cila nuk e përjashtoi Tom Doshin nga kandidimi për zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht thirrjeve të diplomates amerikane.

Në një intervistë për ABC, Kim thotë se ndonëse kreu i KQZ e kaloi emrin e tij për verifikim në prokurori, nuk do të thotë se Doshi është i pafajshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të qarta sërish. Kjo nuk është vetëm nga një person apo një individ në qeverinë e shteteve të Bashkuara, por është Sekretari i Shteteve të Bashkuara, i cili e ka përcaktuar personalisht një individ i cili nuk ka zgjedhur të vazhdojë të përfaqësojë popullin shqiptar në Kuvend.

Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjësi të shqyrtojë të gjitha rekordet në mënyrë që të sigurohet që kandidatët të kualifikohen. Në këtë rast ai nuk është skualifikuar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm.

Por thjesht do të thotë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë të reformohet. Dhe ky është nënkuptimi i saj. E dyta, çështja, së bashku me 11 kandidatë të tjerë i është dërguar prokurorisë dhe ne vërtetë presim që prokurorët të bëjnë punën e tyre.

Por në fund, nuk ju përket Shteteve të Bashkuara që të vendosin se kush duhet të jetë në parlament. Nuk janë Shtetet e Bashkuara se kush do të jetë aty, por janë votuesit shqiptarë. Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre”, tha Yuri Kim.

Të fundit