Flash News

E-TJERA

Tonelata drogë nga Vlora në Romë/ Shkatërrohet grupi kriminal shqiptaro-nigerian, kush janë dy organizatorët

Tonelata drogë nga Vlora në Romë/ Shkatërrohet grupi
Foto ilustruese

Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal shqiptaro-nigerian, që merreshin me trafik droge. Operacioni ka çuar në pranga 52 persona, 27 shqiptarë, 23 nigerianë, një italian dhe një gambian. Policia italiane ka arritur ta zbulojë veprimtarinë e jashtëligjshme të grupit që transportonte drogë nga Shqipëria në Itali.

"Tre kilogramë menjëherë", shkruante njëri në një mesazh. “Nuk ka problem”, i përgjigjej tjetri. Janë këto mesazhet  që janë gjetur nga policia. Droga e sekuestruar kap vlerën e 2 milionë eurove. Krerët e bandës ishin shqiptari Geraldo Bejaj nga Vlora dhe Momodu Sule nga Nigeria.

Këta të fundit organizonin transportimin e tonelatave me marijuanë që merrej nga Vlora dhe çohej në Romë përmes Puglias. Të gjithë të dyshuarit shqiptarë si pjesë e këtij rrjeti janë nga Vlora. Droga paketohej dhe i vendosej shirit me ngjyra të ndryshme për të dalluar sasinë e lëndës narkotike.

Hetimi për këtë grup kriminal nisi në vitin 2018 nga disa arrestime të bëra nga karabinierët në Romë në zonën e stacionit hekurudhor Romë-Tiburtina dhe të autobusëve Tibus. Pas tre vitesh me kërkesë të zëvëndësprokurores Nadia Plastina nisën edhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë grup kriminal.

Të fundit