Flash News

E-TJERA

Toni Kross njofton tërheqjen nga futbolli pas Euro 2024

Toni Kross njofton tërheqjen nga futbolli pas Euro 2024

Mesfushori legjendar gjerman Toni Kroos do të pensionohet në fund të Euro 2024, ka konfirmuar klubi i tij Real Madrid.

Kroos, 34 vjeç, e filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve të Bayern Munichut përpara se të bashkohej me Real Madridin dhe të luante një rol kyç në suksesin e tyre gjatë dekadës së fundit.

Kroos ka ndihmuar Madridin të fitojë katër tituj të La Ligës dhe katër Liga të Kampionëve, si dhe të luajë një rol kryesor kur Gjermania fitoi Kupën e Botës në 2014.

Megjithatë ai tani do të largohet tërësisht nga sporti në fund të Euro 2024.

“17 korrik 2014 – dita e prezantimit tim në Real Madrid, dita që ndryshoi jetën time”, tha Kroos në Instagram.

“Jeta ime si futbollist -- por veçanërisht si person. Ishte fillimi i një kapitulli të ri në klubin më të madh në botë. Pas 10 vitesh, në fund të sezonit ky kapitull merr fund.  Në të njëjtën kohë ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë këtë verë pas Kampionatit Evropian.

Siç e kam thënë gjithmonë: Real Madridi është dhe do të jetë klubi im i fundit. Jam i lumtur dhe krenar që në mendjen time gjeta kohën e duhur për vendimin tim dhe se mund ta zgjidhja vetë”, ka vijuar Kroos.

Të fundit