Flash News

E-TJERA

Tonin Vocaj jep detaje nga arrestimi i Dan Hutrës: Nuk ka shfaqur probleme mendore

Tonin Vocaj jep detaje nga arrestimi i Dan Hutrës: Nuk ka shfaqur probleme

Policia ka dhënë detaje për 3 vrasjet e ndodhura në Tiranë dhe arrestimin e autorit të dyshuar Dan Hutra.

Sipas Tonin Vocajt, drejtor i Policisë së Tiranë, Hutra nuk bëri rezistencë në momentin e arrestimit dhe deri tani nuk ka shfaqur probleme mendore.

Ngjarja e sotme ka këtë dinamikë, në 12:15 Dan Hutra në afërsi të pallatit me shigjeta ka plagosur M.G, pas kësaj, autori është larguar me benz me targë AA531 UK që e kishte marrë me qira dhe në 12:35 ka shkuar në Kamzës.

Në këtë vend ka plagosur Elena Hysa, dhe Kujtime Hysën, ish bashkëjetuesja dha nëna, ka vrarë Mevlute Husa motrën dhe të fejuarën e vëllait të ish bashkëjetueses. Pastaj ka shkuar në Bathore, në rrugën Besëlidhje dhe 12:48 minuta ka shkuar në familjen Kurti ku ka vrarë Etleva Kurtit. Për ngjarjen e parë jemi njoftuar pasi ka ndodhur vrasja e dytë.

Është kryer ekspertimi i gëzhojave, 12 në Paskuqan dhe 6 në Kamzë janë shkrepur nga e njëjta armë. Është gjetur dhe makina, policia falënderon për informacionet e shumta. Në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë. Kemi rianalizuar veprimtarinë kriminale të autorit, nuk është evidentuar në asnjë rast që të ketë paraqitur çrregullimeve psiqike.

Nuk ka pasur informacione nga familjarë për rrezik jete nga ana e tyre. Vrasja në Kamzë ka ndodhur për shkak të motiveve të tjera”, ka thënë Tonin Vocaj.

Të fundit