Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Topalli: Berisha është opozitar i fortë, por s’flas për ata që e kanë dorëzuar karrigen
Ish-nënkryetarja e PD-së dhe aktualisht kryetare e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka refuzuar të komentojë rolin aktual të Sali Berishës në politikë, pasi ai e ka dorëzuar karrigen. Ajo shton se flet vetëm për tre "karriget e partive", pasi dhe betejën e ka me ta.
“Unë flas për tre persona që kanë tre karriget e partive. Nuk flas për persona që e kanë dorëzuar karrigen. Sigurisht që ka influencë, por nuk besoj se në demokraci duhet t’i themi se meqenëse ke influencë duhet të heshtësh. Ai bën opozitë kundër Edi Ramës dhe e bën fort. Ka të drejtën të komentojë keqqeverisjen në këtë vend” – tha Topalli për “Java në RTSH”.