Flash News

E-TJERA

Lëvizja e re politike, Topalli: Kam qenë e trishtuar dhe e frustruar, nuk kam para e vende pune, por përvojë

Lëvizja e re politike, Topalli: Kam qenë e trishtuar dhe e frustruar,

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka prezantuar lëvizjen e re politike "LEVIZJA PER NDRYSHIM", e cila pritet të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. 

Gjatë fjalës së saj nuk ka la pa sulmuar klasën e “vjetër” politike, konkretisht kryeministrin Edi Rama, presidentin dhe ish kreun e LSI, Ilir Meta dhe kreun e PD, Lulzim Basha, për të cilët tha se po mbajnë peng tre milionë shqiptarë.

Megjithatë, ajo shtoi se ndonëse ka qenë e trishtuar vitet e fundit, shpesh edhe e frustruar, nuk e ka humbur shpresën.

Tre kryetarë nuk mund të mbajnë peng 3 mln shqiptarë. Ka gjithmonë dy mundësi në jetë të pranosh kushtet apo të marrësh përgjegjësitë për të ndryshuar, por jo nëse i bëjmë gjërat në të njëjtën mënyrë.

Nuk duhet të ketë Shqipëri të Ramës, Lulit e Metës, por e shqiptarëve. Kurrë nuk e kam humbur shpresën vitet e fundit, kam qenë e trishtuar, shpesh e frustruar, por s’e kam humbur shpresën. Bashkë kemi mundësi të bëjmë politikën e ndryshimit.

Vendit i duhet sistem real politik, me qeveri që del nga votat e qytetarëve dhe një opozitë që nuk shitet për interesat e udhëheqësit.

Vendi ka nevojë për integrimin e BE, s’ka më kohë.

Kam një ftesë dhe një premtim. Dua të bëhem avokatja e interesave tuaja, ndaj ju ftoj të bëheni autorë të fatit tuaj, mos kini frikë. Jeta juaj është ndërmarrje e madhe, spektakël i pabesueshme. Ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Frike duhet të kenë ata që vjedhin, që u kanë dhënë fëmijëve tuaj rrugët e botës, të fillojmë ku jemi e të ndryshojmë finale, ky është premtimi im. Bashkë kemi përvojën, vullnetin , dijen.

Besoj se ky projekt kurajoz e optimizëm ftoj çdonjërin për këtë betejë, nuk do jetë e lehtë. Unë nuk kam as para, as vende pune , ju ofroj vetëm sfidë, kapeni. Nuk kam asnjë pushtet, kam përvojën, vullnetin e besimin për të kontribuar se ky vend të bëhet. Kam frikë se nesër mund të jetë vonë. Të fitojmë për vendin.

Me 25 prill të gjithë do heshtim, atë ditë do flasin vetëm shqiptarët. Do vendosim nëse do kemi një Shqipëri të Ramës, Metës e Lulit apo të shqiptarëve”, tha Topalli.

Të fundit