Flash News

E-TJERA

Topalli: Për PD-në jepnim edhe rrogën me të cilën mbanim familjen

Topalli: Për PD-në jepnim edhe rrogën me të cilën

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka treguar se si ishin fillimet e saj në PD.

Duke folur në ‘Fax News’, Topalli thotë se në PD jepnin edhe rrogën për të ngritur partinë dhe askush nuk mendonte të përfitonte për interesa personale.

“E vërteta është liria ime dhe e secilit prej nesh. Nëse nuk i qëndrojmë të vërtetave, nuk jemi këto që jemi.

Kam qenë 32 vjeçe kur filluam opozitën e ’97-ës dhe në PD kishte një numër që përfundonte me gishtat e një dore dhe lëvizja në të gjithë Shqipërinë për të ngritur PD bashkë me të tjerë nën drejtimin e Berishës.

Jo të mendonim të përfitonim për interesa personale, por jepnim edhe atë që kishim të fundit që ishte rroga me të cilën mbanim familjen, kështu që nuk ka lidhje ajo opozitë me situatat aktuale”, tha Topalli.

Të fundit