Flash News

E-TJERA

Topalli prezanton kandidaten për deputete të Beratit: Njeri i letrave dhe artit

Topalli prezanton kandidaten për deputete të Beratit: Njeri i letrave

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka prezantuar ditën e sotme kandidaten e forcës së saj politike për Qarkun e Beratit. Bëhet fjalë për gazetaren Miranda Haxhia.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se Haxhia ka një eksperiencë 22-vjeçare në mësimdhënie, por edhe në ministrinë e Kulturës.

"Miranda Haxhia, gazetare, intelektuale, njeri i letrave e artit; kandidate per Beratin me Levizjen per Ndryshim.
Zonja Miranda Haxhia ka lindur ne Berat, eshte diplomuar në Universitetin ‘Aleksander Xhuvani’ për gjuhë e letërsi;
Ka nje eksperience prej 22 vjet mësim-dhënie,
si edhe ne Ministrinë e Kulturës;
Ka dhjetra artikuj të publikuar në median e shkruar; disa libra të botuar në Shqipëri e jashtë vendit.
Aktualisht drejton e menaxhon nje studio fotografike." shkruan Topalli. 

Topalli prezanton kandidaten për deputete të Beratit: Njeri i letrave

Të fundit