Flash News

E-TJERA

Topalli: Rama ka gjasa të fitojë mandatin e tretë, demokratët janë të zhgënjyer nga opozita

Topalli: Rama ka gjasa të fitojë mandatin e tretë,
Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, e cila tashmë me një lëvizje të saj politike thotë se kryeministri Edi Rama mund të fitojë një mandat të tretë qeverisës dhe për këtë përgjegjës sipas saj është kreu i PD, Lulzin Basha,

Në një intervistë për ‘Euroneës’, Topalli thotë se Basha është garancia që Rama ka qenë tetë vite në pushtet, me të cilët ndan shumë gjëra përtej politikës.

Është personi dhe garancia, që Edi Rama ka qenë tetë vite në pushtet, me të cilët ndan shumë gjëra përtej politikes, dhe që është elementi dhe arma, me të cilën Edi Rama do të përpiqet të marrë mandatin tretë. Sondazhet e bëra në Shqipëri flasin për një realitet krejt të ri për atë, që ëndërrojnë tre kryetarët. Është unike në botë. Që të flitet se shqiptarët janë të pakënaqur 70% ndaj opozitës se sa ndaj qeverisë. Unë e jam e bindur se ato nuk e duan këtë qeveri, është e korruptuar, mbytur në skandale, e paaftë për të qeverisur, e dështuar në çdo fushë të vendit, por ato kanë kuptuar “po të kishte pasur opozitë, Edi Rama nuk do ishte sot", ndaj dhe 70% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga opozita", tha Topalli. 

Sipas ish-nënkryetares së PD, demokratët janë të zhgënjyer nga opozita gjatë këtyre 8 viteve, dhe partia demokratike e ka humbur besimin e shqiptarëve.

Të fundit