Flash News

E-TJERA

Topi: Njoh njerëz që kanë punuar me ish-Sigurimin, por nuk flas dot

Topi: Njoh njerëz që kanë punuar me ish-Sigurimin, por nuk flas

Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se njeh shumë njerëz që kanë punuar dikur me Sigurimin e Shtetit, por që nuk mund të flasë për shkak të posteve publike që mbajnë.

I ftuar në Euronews Albania, Topi tha bëhet fjalë për personazhe në jetën e tij politike dhe private të cilët preferoi t’i mbajë sekret. Lidhur me hapjen e dosjeve të ish-sigurimit, Topi tha se është një vendim që duhej të ishte marrë kohë më parë.

“Asgjë e re, është një fabul që e dëgjojmë prej 32 vitesh. Është një detyrim që politika duhet ta kishte realizuar prej vitesh. Tashmë, duket sikur ky ligj po miratohet në mënyrë specifike për një  njeri. Nuk është më një problem prioritar i kohës. E kam kërkuar me ngulm që dosjet duhet të hapen. Natyrisht, dosjet nëse do të kërkohen të hapen, do ta tregojnë.

Personi që shikoni këtu ka informacion të plotë, sepse kam qenë në një pozicion ku mu dha mundësia të kisha akses, di shumë gjëra, nuk flas dot sepse respektoj pozicionin që kam pasur. Unë di shumë mirë, njerëz që kam përballë, njerëz publikë, njerëz që më kanë rrethuar në jetën private, është një shoqëri shumë e çuditshme. Ka njerëz që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, kjo është një shoqëri tepër e çuditshme. Politika e ka mbajtur qëllimisht historinë e dosjeve në ajër, për shantazh”, theksoi ai.

Të fundit