Flash News

E-TJERA

Topi: Rama erdhi në pushtet pa asnjë lloj mundimi, PD duhet të ndryshonte strategji në fushatë

Topi: Rama erdhi në pushtet pa asnjë lloj mundimi, PD duhet të
Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për zgjedhjet, ku thekson se PS mori pushtetin për të tretin mandat radhazi pa asnjë mundim. Ai u shpreh në "Kjo Javë" se opozita zhvilloi një fushatë të zakonshme.

"Pashë dy kampe ku njëri kamp që konsiderohet fitues ishte një shtrat inercie e një fushatë të zakonshme, pashë dhe një optimizëm të një lideri opozitë. Në fakt ja ku jemi sot, historia është ndryshe. Kemi një konfirmim për herë të tretë të zotit Rama, i cili vjen në pushtet pa asnjë lloj mundimi.

Madje dy fushatat e para kanë enë si simbolikë timoni dhe tepsia. Kjo e treta dëshmon se gjerat edhe këtu në Shqipëri janë në llojin e vetë. Nga kampi i opozitës një sjellje politike që demonstrohet me veprime in-ekstremes dhe nuk mbrohet", tha Topi.

Duke folur për fushatën e PD, ky i fundit nënvizoi se grumbullimet nuk janë gjithmonë tregues i fitores. Topi shtoi se PD duhet të ndryshonte strategji, ndërsa tha se mënyra si u zhvillua fushata, është një skenë e përsëritur.

"Jo gjithmonë grumbullimet janë indikatorë të fitores. Është tipar i takimeve të PD dhe i së djathtës, që sjell entuziazëm, e bazon tek aparenca e anës psikologjike. Sot mbas gati 30 vitesh jemi në të njëjtën shfaqje. Gjerat sipas meje duhet të kishin ndryshuar, edhe nga pikëpamja e demonstrimit.

Sikurse është lidershipi i ri, forma dhe përmbajtja e fushatës duhet të jetë tjetër gjë. Është e njëjta skenë. Dy gishta lartë, hip mbi makinë. 50 njerëz që të krijojnë atmosferën sikur janë 5 mijë njerëz dhe asgjë më shumë", tha ish-presidenti.

Të fundit