Flash News

E-TJERA

Topi skeptik për dorëheqjen e Bashës: I pabesueshëm, 10 vite më parë thashë që do të largohet pa trofe

Topi skeptik për dorëheqjen e Bashës: I pabesueshëm, 10 vite

Ish-presidenti Bamir Topi pozicionet në radhët e skeptikëve për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Ai shtoi se e ka parashikuar që 10 vite më parë se Basha do të largohej nga PD pa asnjë trofe. Topi tha për “Report tv” se Basha nuk e mori drejtimin e partisë me anë të një gare të ndershme, ndërsa shtoi se asnjë lëvizje e tij nuk mund të besohet.

"Kur Basha erdhi në krye të PD kam deklaruar se ka ardhur dhe do iki pa asnjë trofe dhe kjo u vërtetua. Ai ka ardhur në 2013 në një garë aspak të ndershme me të ndjerin Olldashi dhe iku pa asnjë trofe. Në bindjen time ai njeri ishte i prerë për të mos marë asnjë trofe. Ai është në bindjen tim aq i pabesueshëm sa edhe në këtë lloj lëvizje nuk besohet. Premisat janë që të mos besohet largimi i tij nga drejtimi i PD", tha Topi.

 

Të fundit