Flash News


E-TJERA

Topollaj: Banorët e Baldushkut nuk kanë shërbim urban, Bashkia Tiranë asnjë masë për rregullimin e rrugës

Topollaj: Banorët e Baldushkut nuk kanë shërbim urban, Bashkia
Fabian Topollaj

Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka ngritur shqetësimin e banorëve të Baldushkut, të cilëve prej muajsh nuk po iu ofrohet shërbimi urban, pasi rruga është dëmtuar dhe është bërë e pakalueshme.

Ai thotë se Bashkia Tiranë jo vetëm që nuk ka marrë asnjë nismë për ta zgjidhur këtë problem, por nuk ka as informacion.

Përmes një postimi në Facebook, Topollaj thotë se peticioni i firmosur nga mbi 250 banorë i është drejtuar këshilltarëve nëpërmjet sekretarisë së Bashkisë që në 15 dhjetor të vitit të shkuar, por nuk ka mbërritur ende në adresën e tyre.

Sipas tij, kjo sepse Bashkia Tiranë nuk zhvillon prej një viti asnjë mbledhje të këshillit dhe nuk kryen më as shërbimin postar për funksionarët e saj. Topollaj akuzon kryebashkiakun Erjon Veliaj se e ka kthyer bashkinë në shërbim të partisë së tij, ndërsa qytetarët nuk mund të informojnë dot të zgjedhurit e tyre lidhur me problematikat që kanë.

Në postimin e tij, Topollaj tregon peticionin e banorëve të zonës periferike të Tiranës, të cilët kërkojnë rregullimin e rrugës, e cila është vetëm 1.5 km.

Të fundit