Flash News

E-TJERA

'Toyota Yaris', gazetari: Basha është pyetur për 90 minuta, belgët ikën me dyshime

'Toyota Yaris', gazetari: Basha është pyetur për 90

Gazetari Poli Hoxha ka dhënë detaje nga çështja e shumëpërfolur për të cilën kreu i opozitës Lulzim Basha, akuzohet si i inplikuar.

Në studion e 'Task Forcë' në Syri Tv, Hoxha u shpreh se Basha është pyetur për afro 90 minuta lidhur me çështjen dhe të dërguarit nga Belgjika janë larguar me dyshime. Sipas tij, çështja nuk është mbyllur as në Belgjikë as në Shqipëri, për shkak të një gjyqi që kishte asokohe Taulant Balla. Hoxha theksoi se Basha akuzohet për dekonsipirim aksioni.

“Basha është pyetur për 90 minuta për çështjen e Toyota Yaris. Kanë ardhur edhe belgët në Tiranë. Janë të vërteta këto, por se belgët kanë ikur me dyshime. Çështja nuk është e mbyllur as në Belgjikë, as në Shqipëri. Kjo se ka pasur në Shqipëri gjyq për Taulant Ballën që u mbyll me 50 mijë lekë dhe është çështja e Bashës për dekonspirim aksioni. Pengu është se të gjitha gjërat nga Belgjika kalojnë përmes oficerit të kontaktit belg këtu e kalojnë te Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë. Ka dy vjet që ata nuk ekzekutojnë kërkesat e ndryshme, kjo çështje është e hapur”, deklaroi Hoxha.

 

Të fundit