Flash News

E-TJERA

'Toyota Yaris', gazetari: Basha ka marrë informacione nga një ish-polic i rangut të lartë

'Toyota Yaris', gazetari: Basha ka marrë informacione nga

Gazetari investigativ Artan Hoxha derklaroi se Lulzim Basha i ka marrë informacionet e lidhura me çështjen 'Toyota Yaris', nga një ish-oficer i rangut të lartë që ishte i përfshirë në operacion.

I ftuar në studion e "Çim Peka Live" në Syri Tv, Hoxha tha se nga informacionet që ka siguruar rezulton se Basha është mirëinformuar nga ish-oficeri, dhe ka tentuar ta përdorë historinë politikisht pa llogaritur pasoja.

“Nga informacioni që kam unë Basha ka marrë informacionet me mirëbesim dhe nuk ka qëndruar dot tundimit. Infot janë dhënë nga një ish-polic i rangut të lartë. Njeriu që i ka dhënë infon ka qenë i përfshirë vetë në operacion. Ne e dimë sot të kujt janë ata para. Janë paratë e një prej grupeve më të mëdha kriminale shqiptare në trafik kokaine. 3.4 milionë eurot janë nga trafiku i kokainës i një grupi shqiptar që vepron në Amerikën Latine. Basha ka tentuar që të përdorë historinë politikisht, pa llogaritur pasojat. Basha është mësuar që të mbyllë rastet me procedurë, ai do që të mbyllë këtë histori me autoritetet belge. E çuditshme është se pse Basha ka statusin e të pandehurit, si të tjerët”, deklaroi Hoxha.

 

Të fundit