Flash News

E-TJERA

'Toyota Yaris', kalon për gjykim në GJKKO avokati Radovan Çela

'Toyota Yaris', kalon për gjykim në GJKKO avokati Radovan

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj avokatit Radovan Çela, i përfshirë në të ashtuquajturën dosje “Toyota Yaris”.

Seanca gjyqësore u zhvillua pas vetëdorëzimit të Çelës, i cili më herët ishte shpallur në kërkim së bashku me dy të pandehur të tjerë, Astrit Vladi dhe Erjona Daupaj.

Avokati ka kërkuar gjykim të shkurtuar, një procedurë që parashikon shqyrtimin e çështjes vetëm mbi bazën e provave të mbledhura nga SPAK. Vendimi për pranimin ose jo të kësaj kërkese do të jepet më 12 maj.

Të fundit