Flash News

E-TJERA

'Toyota Yaris' të mbushura me 3.4 mln euro/ Gjykata e Tiranës lë në burg Ervis Vladin dhe Agim Cekën

'Toyota Yaris' të mbushura me 3.4 mln euro/ Gjykata e

Është mbyllur çështja ‘Toyota Yaris’, ku dy automjete të këtij lloji u gjetën në Portin e Durrësit, me 3.4 milionë euro të ardhura nga Blegjika.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg Ervis Vladin, një nga 6 personat e hetuar fillimisht për pastrim parash. Vladi u gjykua nga Gjykata e Tiranës për “mosdeklarim të ardhurash në kufi”.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij ulet në 1 vit burg. Në të njëjtën dosje është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg edhe Agim Ceka për “armëmbajtje pa leje”.

Mjetet tip ‘Toyota Yaris’ u gjetën në Portin e Durrësit mbrëmjen e 24 qershorit të vitit 2018 me 3.4 milionë euro. Bashkë me dy mjetet në të njëjtin triler ndodheshin edhe 8makina të porositura nga një kompani shqiptare.

Një ditë më vonë policia vuri në pranga Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika. Ndërsa u shpallën në kërkim dy vëllezërit Ervis dhe Alfred Vladi, si të dyshuar që do të merrnin paratë.

 

Të fundit