Flash News

E-TJERA

"Tradhëtarët dhe gjakprishurit nuk do t'ia dalin kurrë", mesazhi i Metës nga Shkodra

"Tradhëtarët dhe gjakprishurit nuk do t'ia dalin

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh për këdo që punon kundër interesave të vendit, ndërsa ka paralajmëruar ndëshkim.

"Tradhëtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t'ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane", shkruan Meta.

Kreu i Shtetit ishte në Shkodër, ku është ndalur tek monumenti i "5 Heronjve të Vigut" për të kujtuar dhe nderuar kontributin e dhënë për Atdheun.

Postimi i plotë:

Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i "5 Heronjve të Vigut" për t'u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t'i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike.

Tradhëtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t'ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane.

I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut.

Të fundit