Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
Tradhtia, motivi i vrasjes në SHBA? Si 27-vjeçarja shqiptare qëlloi burrin me 5 plumba
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA, ku 34-vjeçari Pajtim Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, 27-vjeçarja Sabrina Krasniqi, janë gjetur të pajetë në apartamentin e tyre në Hallandale Beach, Florida.
Sipas raportimeve çifti është gjetur i vrarë me armë zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe luksoze.
Pas hetimeve paraprake, autoritetet kanë konfirmuar se 27-vjeçarja ka qëlluar disa herë bashkëshortin e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Dyshohet se shkaku i ngjarjes është tradhtia bashkëshortore.
“Hetimet tregojnë se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj dhe më pas ka qëlluar veten. Ngjarja ndodhi në apartamentin e tyre të përbashkët,” thuhet në deklaratën e policisë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova të shumta, përfshirë një arush pelushi, një kuti me trëndafila të formuar në formë zemre dhe një televizor që ishte ende i ndezur.
Një fqinj, Max Braendlin, ka përshkruar momentet e frikshme të asaj nate. “Dëgjuam të bërtitura dhe më pas të shtëna. Ishte e tmerrshme. Brenda pak minutash, makinat e policisë mbërritën dhe gjithçka ishte mbushur me njerëz,” tha ai.
Ngjarja ka shkaktuar një reagim të madh, sidomos në mesin e familjarëve të viktimës. Motra e Pajtim Krasniqit, Albana, ka reaguar me dhimbje përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku e akuzon bashkëshorten e të vëllait për aktin e rëndë.
“Ajo i mori jetën njeriut që i kishte besuar më shumë. Një tradhti që shkatërroi familjen tonë. Ne nuk do të jemi më kurrë të njëjtë,” shkroi ajo në postimin e saj.
Kjo tragjedi ka lënë një boshllëk të thellë në komunitetin shqiptar në SHBA, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur detaje të tjera.